Ndertimi i ujesjellesit ne Taç

Falë investimit të Bashkisë së  Kolonjës për ndërtimin  e rrjetit të ujësjellësit, banorët e fshatit Taç do të kenë mundësinë që të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.

Për të inspektuar punimet ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Ilia Stefo, i cili siguroi se kjo bashki do të vijojë me investimet për përmirësimin e infrastrukturës , si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi.

Përfundimi i këtij projekti eleminon humbjet e mëdha që shkaktoheshin nga amortizimi i këtij rrjeti, i cili është i ndërtuar para viteve 1980.